Vetëm në mars të 2021’s, mbi 4,600 punëkërkues në Suharekë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Buletinin tremujor për TM1 të vitit 2021, ku ndër tjerash bëhet i ditur numri i punëkërkuesve nëpër komunat e Kosovës. ASK-ja ka njoftuar se informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor (TM1 2021), janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Buletinin tremujor për TM1 të vitit 2021, ku ndër tjerash bëhet i ditur numri i punëkërkuesve nëpër komunat e Kosovës.
ASK-ja ka njoftuar se informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor (TM1 2021), janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.
Bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave së Kosovës në Komunën e Suharekës gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 (janar, shkurt dhe mars) numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë mbi 4 mijë, shkruan SuharekaOnline.
Muaji/Viti | Femra | Meshkuj | TOTAL |
Janar, 2021 | 1.936 | 2.372 | 4.308 |
Shkurt, 2021 | 1.997 | 2.402 | 4.399 |
Mars, 2021 | 2.125 | 2.477 | 4.602 |
Ndërsa, lidhur me numrin e punëkërkuesve në Komunën e Suharekës, SuharekaOnline ka siguruar të dhëna për periudhën e njëjtë kohore të vitit 2020 ku kishin qenë rreth 4.738 punëkërkues, numër ky më i madh se ky që është regjistruar në këtë vit.
Muaji/Viti | Femra | Meshkuj | TOTAL |
Janar | 2.293 | 2.304 | 4.597 |
Shkurt | 2.366 | 2.339 | 4.705 |
Mars | 2.385 | 2.353 | 4.738 |