Vetëm 6 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

11.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë […]

Vetëm 6 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 116 pacientë, një prej tyre është nga Komuna e Suharekës, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.679 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 627, prej tyre 6 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,554 raste dhe 2,248 raste të vdekjes.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (32), Ferizaj (13), Fushë Kosovë (11), Prizren (9), Lipjan (8), Gjilan (7), Podujevë (5), Klinë (4), Mitrovicë (3), Gjakovë (3), Pejë (3), Vushtrri (3), Kaçanik (3), Shtime (2), Leposaviq (2), Dragash (2), Istog (1), Skenderaj (1), Malishevë (1), Gllogoc (1), Viti (1), Suharekë (1),

Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan (2), Ferizaj (1), Lipjan (1), Kamenicë (1), Prizren (1), Pejë (1), Mitrovicë (1), Podujevë (1), Gjakovë (1).