“Vetëm 57.7% e qytetarëve të Suharekës kanë qasje në ujë të pijshëm nga sistemi publik”
Atlas Institute ka publikuar të dhëna të cilat tregojnë se 31% të komunave të Kosovës, gjysma e popullsisë nuk kanë furnizim me ujë nga sistemi publik i ujësjellësit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Atlas Institute, situata e furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Suharekës mbetet shqetësuese.
Vetëm 57.7% e qytetarëve në këtë komunë kanë qasje në ujë të pijshëm përmes sistemit publik të ujësjellësit.
Kjo përqindje, Komunën e Suharekës e rendit në vendin e 24 nga gjithsej 38 komuna.

Kjo do të thotë se gati gjysma e banorëve vazhdojnë të mbështeten në burime alternative si puset, rezervuarët privatë apo ujin e sjellë me cisterna, shpesh pa ndonjë kontroll të rregullt higjienik.
Mungesa e qasjes së qëndrueshme në ujë të pastër përbën jo vetëm sfidë infrastrukturore, por edhe rrezik për shëndetin publik.