Vetëm 5 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 434 në tërë Kosovën

14.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar […]

Vetëm 5 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 434 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 103 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.894 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 434, prej tyre 5 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,578 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjakovë (2), Prishtinë (2), Gjilan (2), Deçan (1).

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (47), Prizren (8), Podujevë (7), Vushtrri (6), Obiliq (5), Klinë (4), Fushë Kosovë (3), Gjilan (2), Dragash (2), Deçan (2), Ferizaj (2), Kaçanik (2), Viti (2), Mitrovicë (2), Suharekë (1), Gllogoc (1), Gjakovë (1), Shtërpcë (1), Malishevë (1), Rahovec (1), Kamenicë (1), Shtime (1), Kllokot (1)./SuharekaOnline/