Vetaksident në Suharekë, humbi kontrollin e automjetit e përfundoi jashtë rruge, lëndohet një person

29.01.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesi ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje (e premte) rreth orës 10:40, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Si pasojë e vetaksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar […]

Vetaksident në Suharekë, humbi kontrollin e automjetit e përfundoi jashtë rruge, lëndohet një person Foto: © Hallka Marketing Agency

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesi ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje (e premte) rreth orës 10:40, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Si pasojë e vetaksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizren për trajtim mjekësor.

“Rr. Brigada 123, Suharekë 28.01.2022. I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesi ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizren për trajtim mjekësor”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.