Vetaksident në Bukosh, drejtuesi humb kontrollin e automjetit, lëndohen dy persona

09.10.2021

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 14:30 ku i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën humb kontrollin mbi veturën dhe godet një shtyllë betoni-elektrike. Policia bënë të ditur se nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. “Fsh. […]

Vetaksident në Bukosh, drejtuesi humb kontrollin e automjetit, lëndohen dy persona Foto: © Hallka Marketing Agency

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 14:30 ku i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën humb kontrollin mbi veturën dhe godet një shtyllë betoni-elektrike.

Policia bënë të ditur se nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Fsh. Bukosh , Suharekë 08.10.2021 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia  ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një shtyllë betoni-elektrike. Si pasoj, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.