Vdes një foshnje në Duhël të Suharekës

16.06.2021

Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në stacionin e Policisë në Suharekë. Sipas raportit të Policisë thuhet se prindërit e kanë dërguar foshnjën (mashkull) të tyre në Qendrën Emergjente në Suharekë pa shenja jete. Pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline […]

Vdes një foshnje në Duhël të Suharekës Foto: Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në stacionin e Policisë në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë thuhet se prindërit e kanë dërguar foshnjën (mashkull) të tyre në Qendrën Emergjente në Suharekë pa shenja jete.

Pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30 në fshatin Duhël të Suharekës, ku edhe është dërguar në qendrën emergjente në Suharekë, përkatësisht në repartin e pediatrisë, nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune apo diçka e tillë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.