Vazhdon gjendja e qetë me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës, asnjë nxënës dhe mësimdhënës të infektuar
Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, […]
Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.
Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar.
Po ashtu gjendja me pandeminë COVID-19 është e qetë edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.
Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se gjendja është shumë e mirë në të gjitha shkollat, aktualisht nuk ka të infektuar asnjë mësimdhënës po ashtu edhe nxënës.
Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani tutje ka thënë se të gjitha shkollat në këtë Komunë punojnë me skenarin A.
Rikujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 44 raste me COVID-19 në tërë Kosovën, dy prej tyre në Suharekë.