Vazhdojnë punimet për rregullimin e kanalizimit në Sallagrazhdë

23.09.2025

Vazhdon rregullimi i kanalizimit në fshatin Sallagrazhdë.

Në fshatin Sallagrazhdë janë duke vazhduar punimet për rregullimin e kanalizimit, ka njoftuar kryetari i komunës, njëherësh kandidat për kryetar Bali Muharremaj, përmes një video-transmetimi live në rrjetin social Facebook.

Ky projekt është pjesë e angazhimeve të tij për përmirësimin e infrastrukturës në fshatra dhe ofrimin e kushteve më të mira për qytetarët.