Vaksinimi kundër COVID-19 në Suharekë, tani do vazhdohet edhe me kategorinë e pacientëve me Diabetes Mellitus insulinvartës

01.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Suharekës si dhe në komunat tjera të Kosovës. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është duke vazhduar vaksinimi kundër COVID-19 për grupmoshën mbi 65 vjeç. Por, nga tani në QKMF në Suharekë në kuadër të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 sipas […]

Vaksinimi kundër COVID-19 në Suharekë, tani do vazhdohet edhe me kategorinë e pacientëve me Diabetes Mellitus insulinvartës Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Suharekës si dhe në komunat tjera të Kosovës.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është duke vazhduar vaksinimi kundër COVID-19 për grupmoshën mbi 65 vjeç.

Por, nga tani në QKMF në Suharekë në kuadër të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 sipas Planit shtetëror të vaksinimit, krahas grupmoshës mbi 65 vjeçare do të vazhdohet edhe me kategorinë e pacientëve me Diabetes Mellitus insulinvartës (kategori me prioritet në kuadër të sëmundjeve kronike).

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Meqenëse këta pacientë marrin shërbime të rregullta në instucionin tonë dhe i posedojmë listat e tyre, kërkojmë që secili që është i interesuar nga kjo kategori të lajmërohet në QKMF- Suharekë – vaksinim për termin paraprak me dokument të identifikimit”.