Arinjtë në Bllacë të Suharekës, nuk u nxorr asnjë trup i pajetë nga varrezat

08.10.2025

Gjatë ditës së mërkurë është raportuar për një incident në fshatin Bllacë të Suharekës.

SuharekaOnline nga burime të saj mëson se disa arinjë kanë shkaktuar dëme materiale në fshatin Bllacë të Suhrekës, por që nuk është nxjerrë asnjë trup i pajetë, ashtu siç është raportuar nga disa media.

Në fshatin Bllacë të Suharekës janë hasur disa arinjë, të cilët kanë shkaktuar dëme materiale. Sipas informacionit të siguruar nga portali SuharekaOnline, arinjtë kanë dëmtuar rreth 35 koshere bletësh dhe kanë filluar të hapin një vorrezë në atë zonë.

Megjithë shqetësimet dhe raportimet paraprake në media, SuharekaOnline raporton nga burime të sigurta se arinjtë nuk kanë nxjerrë asnjë trup të pajetë nga varri, siç ishte përfolur në disa publikime. Kjo ka hedhur poshtë disa spekulime që qarkulluan në media për situatën.