Tri shkolla të Suharekës përfitojnë gjysmë milioni euro investim nga FKEE

17.12.2020

Tri shkolla nga Komuna e Suharekës kanë përfituar nga projekti gjysmë milioni nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Engjerisë, Admir Shalën, transmeton SuharekaOnline. Përfituese të këtij projekti janë tri shkolla të […]

Tri shkolla të Suharekës përfitojnë gjysmë milioni euro investim nga FKEE

Tri shkolla nga Komuna e Suharekës kanë përfituar nga projekti gjysmë milioni nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Engjerisë, Admir Shalën, transmeton SuharekaOnline.

Përfituese të këtij projekti janë tri shkolla të komunës, shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, SHFMU “Shkëndija” Suharekë dhe SHFMU “Flamuri i Arbërit” – Reshtan, në të cilat do të realizohet projekti.

LEXO EDHE:  Trendi i pjesëmarrjes në zgjedhje i qytetarëve të Suharekës nga viti 2001 deri në 2021

Njoftimi i plotë:

Përfituam edhe një donacion në vlerë 500.000 euro.Sapo nënshkrova marrëveshjen me z.Admir Shalën drejtor menaxhues nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku brenda kësaj vlere përfitojnë tri shkolla. Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, SHFMU “Shkëndija” Suahrekë dhe SHFMU “Flamuri i Arbërit” – Reshtan, janë shkollat përfituese ku do të implementohet projekti. Angazhimet tona vazhdojnë dhe prioriteti ynë për investime vazhdon të mbetet edhe sektori i arsimit.

Etiketat