Tragjedi në Suharekë, gjendet i varur në banesën e tij ish-punëtori i QKMF-së

06.04.2025

Një incident i rëndë ka tronditur komunën e Suharekës pak minuta më parë. Sipas informacioneve ekskluzive të siguruara nga SuharekaOnline, dyshohet për një vetëvrasje.

Burime të besueshme të SuharekaOnline bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Sh.M., i lindur në vitin 1983. Dyshohet se ai është gjetur i varur në rrethana ende të paqarta.

Të njëjtat burime kanë zbuluar se i ndjeri më parë ka qenë punonjës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, dhe më vonë kishte qenë në Gjermani.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhëndësi i policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij.

“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë .

Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, I cili banon ne rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet i varur në banesën e tij në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.

SuharekaOnline do të vazhdojë të përcjellë nga afër zhvillimet lidhur me këtë ngjarje dhe do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të bëhen të disponueshme.

Shënim: Në respekt të familjes dhe ndjeshmërisë së rastit, SuharekaOnline inkurajon lexuesit të shmangin spekulimet dhe të presin rezultatet zyrtare të hetimeve.