“Titani” i mposhtur, një gërmadhë në mes të qytetit!

16.08.2020

Ish-bodrumi i verës në Suharekë, i cili dikur ka prodhuar me tonelata verë dhe produkte të tjera të rrushit, tani ka mbetur veç një gërmadhë në mes të qytetit. Dikur kishte të punësuar mbi 200 punëtorë dhe prodhonte verë dhe produkte të tjera të rrushit, ndërsa sot është kthyer në një gërmadhë të mbeturinave. Bodrumi […]

“Titani” i mposhtur, një gërmadhë në mes të qytetit! Foto: Ilustrim

Ish-bodrumi i verës në Suharekë, i cili dikur ka prodhuar me tonelata verë dhe produkte të tjera të rrushit, tani ka mbetur veç një gërmadhë në mes të qytetit.

Dikur kishte të punësuar mbi 200 punëtorë dhe prodhonte verë dhe produkte të tjera të rrushit, ndërsa sot është kthyer në një gërmadhë të mbeturinave.

Bodrumi i verës në Suharekë nuk ishte veç një ndërmarrje ekonomike prodhuese, ajo ishte shumë më shumë. Ajo ishte krenaria e këtij qyteti, ishte kulturë e Suharekës, ishte simboli e identiteti i saj.

Me 6 njësit tjera, Biraqi,Topliqani që merrej me vreshtari, Shiroka, Sopia dhe Gjinovci,  20 milionë kilogram rrush janë prodhuar brenda një viti, ndërsa kapacitetet deponuese kanë qenë 15 milionë litra verë.

Bodrumi i verës ishte nën ndërmarrjen NBI Suhareka e cila ishe themeluar si Kooperativa Bujqësore Suhareka në vitin 1965. Fillimisht, ndërmarrja ka qenë pjesë e agro-kombinatit më të madh, KBI “Progres-Eksport” Prizren e themeluar në vitin 1959.

Në vitin 1975, ndërmarrja ndahet nga agro-kombinati KBI “Progres-Eksport“ dhe vazhdon punën si Ndërmarrja Industriale Bujqësorë Suhareka, shkurt NBI Suhareka.

Në vitin 1978 Ndërmarrja e themelon një njësi për mbushjen e shisheve me pije jo-alkoolike. Në vitin 1981 i shtohet një seksion i ri verarisë dhe në vitin 1983 themelohet njësia për mbushjene pijeve alkoolike. Një seksion shtesë i shtohet Ndërmarrjes pas vendimit Komunal për transferim të tokës të datës 25 Nëntor 1992.

Ky seksion për një periudhë kohore ka qenë objekt i disa vendimeve të shfrytëzuesit për transfero mirë po i është rikthyer Ndërmarrjes në Maj 2006.

Në vitin 2001, njësia për mbushjen e shisheve të pijeve jo-alkoolike është ndarë nga Ndërmarrja përmes një referendumi të punëtorëve dhe është bërë një ndërmarrje e pavarur. Aktualisht kjo ndërmarrje është privatizuar përmes metodës së Spin Of-it Special dhe është duke hasur në vështirësi për ri-aktivizimin e kapaciteteve të saj për shkak të investimeve të ulëta të bëra nga Blerësi, thuhet në një raport të AKP-së të vitit 2009.

Ky bodrum ishte i dyti në rajon pas atij të Rahovecit, ku në vitin 2006, mori vendin e parë për cilësinë e verës.

Mbeturinat dhe mbetje të ndryshme janë të shpërndara në të gjithë hapësirën e objektit. Vendi që dikur prodhonte verë me tonelata, sot mban mbeturina me shumicë.