Thyhen dhjetë xhama të shkollës në fshatin Dobërdelan

22.05.2021

Në Stacionin Policor në Suharekë një person ka raportuar për një rast asgjësimi apo dëmtim i pasurisë. Sipas burimeve të SuharekaOnline, ankuesi ka raportuar se në fshatin Dobërdelan persona të panjohur i kanë dëmtuar dhjetë (10) xhama të objektit të shkollës e cila nuk është në funksion. Po ashtu SuharekaOnline mëson se vlera e dëmit të […]

Thyhen dhjetë xhama të shkollës në fshatin Dobërdelan Foto: Ilustrim

Në Stacionin Policor në Suharekë një person ka raportuar për një rast asgjësimi apo dëmtim i pasurisë.

Sipas burimeve të SuharekaOnline, ankuesi ka raportuar se në fshatin Dobërdelan persona të panjohur i kanë dëmtuar dhjetë (10) xhama të objektit të shkollës e cila nuk është në funksion.

Po ashtu SuharekaOnline mëson se vlera e dëmit të shkaktuar ende nuk është përcaktuar.

Ndërsa njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se rasti vazhdon të hetohet.