Tetor 2020, Jeton Rrakaqi: Në cilën drejtori ka zhvillu hetime Prokuroria e Prizrenit dhe për çka?

20.04.2021

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve në Komunën e Suharekës të pandehurve J. Rr.-L. dhe H. M. nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Lidhur me rastin SuharekaOnline ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prizren. Lutfi Morina, bashkëpunëtor profesional në […]

Tetor 2020, Jeton Rrakaqi: Në cilën drejtori ka zhvillu hetime Prokuroria e Prizrenit dhe për çka? Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve në Komunën e Suharekës të pandehurve J. Rr.-L. dhe H. M. nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lidhur me rastin SuharekaOnline ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Lutfi Morina, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore në Prizren e ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës.

Gjithashtu lidhur me intervistimin e zyrtarëve të larpërmendur në seancën e 10-të të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Jeton Rrakaqi në pikën e 9-të të rendit të ditës “Pyetje dhe përgjigje”, në mungesë të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, i kishte drejtuar pyetje nënkryetares, Mihrije Suka, se në cilën drejtori ka zhvillu hetime Prokuroria e Prizrenit dhe për çka?

Në përgjigjen e saj nënkryetarja kishte thënë se ajo nuk ka informacione që prokuroria e Prizrenit ka zhvilluar hetime në asnjë drejtori dhe nuk besoj që ka.

Në replikën e tij Rrakaqi kishte thënë se dallon “nuk kam informacion” dhe “nuk ka” pasi që është përgjegjësi fjala publike.