Tenton të vetvritet një person në Suharekë

Tenton të vetvritet një person në Suharekë
Çlirim Gashi

08.06.2021 / Suhareka

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast vetvrasje në tentativë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline një person i gjinisë mashkullore ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij mbrëmë rreth orës 20:40, në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Policia ka pranuar një informacion nga QKMF në Suharekë se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka përdorur medikamentin e quajtur “Alkool etilik i çnatyruar”.

Pas tretmanit fillestar në Suharekë i njëjti është dërguar në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Sipas mjekësve është jashtë rrezikut për jetë dhe se i njëjti po trajtohet në Prizren. Rasti është nën hetime.

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës dënon mbi 30 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID
RAPORTO