Tentim vetvrasje, rrahje e kërcënime, rastet që u raportuan në Policinë e Suharekës gjatë ditëve të para të prillit

09.04.2021

Rastet e vjedhjeve, kërcënimet, dhuna fizike, aksidentet në trafik, rastet e parave të falsifikuara janë vetëm disa nga ngjarjet për të cilat raportojnë qytetarët e vendit në Policinë e Kosovës. Të tilla ngjarje pothuajse çdo ditë raportohen edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë, shkruan SuharekaOnline. Si në çdo muaj tjetër edhe në prill, në […]

Tentim vetvrasje, rrahje e kërcënime, rastet që u raportuan në Policinë e Suharekës gjatë ditëve të para të prillit Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve, kërcënimet, dhuna fizike, aksidentet në trafik, rastet e parave të falsifikuara janë vetëm disa nga ngjarjet për të cilat raportojnë qytetarët e vendit në Policinë e Kosovës.

Të tilla ngjarje pothuajse çdo ditë raportohen edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë, shkruan SuharekaOnline.

Si në çdo muaj tjetër edhe në prill, në Policinë e Suharekës janë raportuar ngjarje nga më të ndryshmet, gjatë ditës së premte, 02 prill, një person ka njoftuar policinë se në një këmbimore në Suharekë, disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë dhe në bazë të deklaratës së tij në polici është bërë e ditur se të dshuarit, persona të panjohur i kanë vjedhur 600 dollar amerikan. 150 euro dhe një zingjir ari. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ku ka treguar se rasti në fjalë në polici është hapur si ”vjedhje e rëndë”.

Gjatë ditës së premte rreth orës 16:50, në fshatin Studençan ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku përveç dëmeve, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ndërsa, një rast jo shumë i shpeshtë është raportuar gjatë ditës së dielë, ku nga policia është bërë e ditur se në po të njëjtën ditë një grua në fshatin Budakovë ka tentuar të vetvritet duke konsumuar preparat pastrimi (Domestos).

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se të dielën rreth orës 11:10 një grua në fshatin Budakovë ka tentuar që të vetvritet duke konsumuar Domestos.

Ai ka bër të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë nga familjarët e saj, ku edhe e ka marrë ndihmën e parë dhe më pastaj është nisur për në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa sipas mjekut kujdestar në QMKF-Suharekë gjendja shëndetësore e viktimës ka qenë stabile. Osmanollaj ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, mirëpo nuk dihen motivet se përse ka ardhur deri tek tentimi për vetvrasje.

Të dielën poashtu Policia e Kosovës në Suharekë, ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që i njëjti pas përfundimit të ndeshjes FC Ballkani – Prishtina, kishte ofenduar referët dhe lojtarët dhe në momentin kur kanë ndërhyrë policia ai ka filluar ti sulmojë edhe ata fizikisht.

Policia e Suharekës ka njoftuar se të dielën ka arrestuar edhe një tjetër person, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe ka kanosur verbalisht babain, duke ia dëmtuar edhe veturën.

Në mëngjesin e së dielës policia kishte njoftuar se në Qafë të Duhlës kishte ndodhur një vetaksident, ku kishin mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjeksorë në Spitalin Rajonal në Prizren.

Një tjetër vetaksident kishte ndodhur edhe të hënën në fshatin Mushtisht, ku nga policia ishte bërë e ditur se i aksidentuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe i njëjti nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rruges, ku edhe ka humbur kontrollin e veturës me ç’rast e ka goditur murin e një prone private. Si pasojë e aksidentit përveç dëmëve materiale, lëndime trupore ka marr drejtuesi i automjetit, i cili më pastaj është dërguar në emergjencën e Prizrenit për të marr tretmanin mjekësor.

Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje, pasi që i njëjti pas seancës degjimore në gjykatë ka arritur që t’i shmanget policisë për një kohë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thën se personi me inicialet P.B i lindur më 1998, është i dyshuar për dhunë në familje.

Osmanollaj bëri të ditur se i njëjti pas seancës dëgjimore në gjykatë ka arritur që t’i shmanget policisë për një kohë. Ndërsa, po në të njejtën ditë P.B është ndaluar nga policia dhe me vendimin e gjykatës ai është dërguar në burgun e Dubravës.

Të martën rreth orës 16:45 nga një bankë në Suharekë është raportuar se nga dy të dyshuar janë deponuar para në vlerë 200 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, raporton SuharekaOnline.

Nga policia është bërë e ditur se paratë janë konfiskuar për ekzaminim ndërsa dy të dyshuarit E.M i lindur në vitin 1974 dhe A.M i lindur në vitin 1975 janë arrestuar dhe me konsultim të prokurorit të pandehurve iu është caktuar një muaj arrest shtëpiak.