Tenderi për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, 7 muaj me ankesa, pezullim dhe rivlerësim

Tenderi për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, 7 muaj me ankesa, pezullim dhe rivlerësim
Herolind Bytyçi

16.04.2021 / Suhareka

747,891.00 € i ka kushtuar buxhetit të Komunës së Suharekës ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” faza e I-rë, të cilës më 25 dhjetor 2019 i janë shtuar edhe 69,163.60 euro për punë shtesë.

Më 1 shtator 2020 Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për fazën e II-të për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Sipas dosjes së tenderit faza e II-të e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës, Komunës së Suharekës parashihet ti kushtojë 2.6 milion euro dhe punimet duhet të kryhen brenda 24 muajve duke përfshirë ato të betonimit, armirimit, muratimit dhe suvatimit, llamarinës, izolimit, qeramikës, instalimeve elektrike, instalimeve mekanike, instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Por që nga ajo kohë procedurat tenderuese për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” faza II-të janë përcjellur me ankesa të operatorëve ekonomik në OSHP me ç’rast ky tender është pezulluar dhe kthyer në rivlerësim.

Rrjedhimisht që nga 1 shtatori 2020 ky tender dy herë është kthyer në rivlerësim(3 nëntor 2020 dhe 8 mars 2021) dhe një herë është pezulluar më 6 nëntor 2020.

Më 8 mars 2021 Komuna e Suharekës ka shpallur fitues të tenderit OE ADA Consulting Group, por edhe këtë herë ky vendim i autoritetit kontraktues është përcjellur me ankesa në OSHP nga ana e operatorëve ekonomik të cilët po i fitojnë rastet dhe punimet po vonohen.

RAPORTO