Të revoltuar, LDK e Suharekës lëshon seancën e asamblesë komunale

30.04.2021

Në seancën e fundit të Asamblesë Komunale në Suharekë, kryesuesi i seancës, Bexhet Kuqi ka thënë se në rend dite është pika për diskutim lidhur me menaxhimin e investimeve kapitale, kërkesë kjo e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, dega në Suharekë. Kështu Nexhat Ramadani në seancën e kaluar ka kërkuar që asamblea komunale të miratojë […]

Të revoltuar, LDK e Suharekës lëshon seancën e asamblesë komunale

Në seancën e fundit të Asamblesë Komunale në Suharekë, kryesuesi i seancës, Bexhet Kuqi ka thënë se në rend dite është pika për diskutim lidhur me menaxhimin e investimeve kapitale, kërkesë kjo e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, dega në Suharekë.

Kështu Nexhat Ramadani në seancën e kaluar ka kërkuar që asamblea komunale të miratojë deklaratën sipas së cilës:

1. Kryetari i Komunës dhe Qeveria Komunale ka bërë shkelje të ligjit duke mos zbatuar listen e investimeve kapitale ashtu si është miratuar nga Asamblea.

2. Planifikimi i investimeve kapitale është bo pa ndonjë analizë të mirëfillt dhe në mënyrë joprofesionale, pjesa dërmuese e projekteve realizohen pa projekt detal apo ideor por vetëm me paramasa.

3. Realizimin e investimeve kapitale e përcjell kualiteti dhe mbykqyrja e dobët e punimeve.

”Sa i përket investimeve kapitale dhe menaxhimit këtë qeveri e karakterizojnë disa dukuri:e para është deformimi i listës së projekteve të miratuara nga ana e asamblesë, e dyta është paramasa pa projekte, joprofesionale, që e dëmtojnë buxhetin e Komunës dhe e treta është kualiteti i punimeve. Nuk them që s’janë bo edhe punë të mira. Rruga te tregu,është bë riparimi por jo si duhet,ka edhe rrugë të tjera.Gjatë analizës 95% e projekteve realizohen me nga ni paramasë, shumica janë të ngjajshme. Brigada 123 ka qenë 360 000 euro. Ju Kryetar pa vendim të Asamblesë keni vendos mi destinu diku tjetër me disa arsyetime, keni vazhdu,keni bë rrugë në qytet. Në vitin 2018-2019 në Mushtisht rruga “Ali Bytyqi”, edhe aty keni bo ndryshim pa naj vendim të Asamblesë, dhe prap në 2020 e keni fut në planifikim dhe prap skeni punu.Pastaj rruga në Studenqan, edhe këtu keni bo ndryshim pa vendim të Asamblesë. Rruga në Gelancë në vitin 2019 ka qenë projekti i miratum me këtë emër:rregullimi i rrugëve “Ramadan Bajrami”, “Kadri Halimi”.Në kontratën e parë mbesin disa rrugë që sjanë rregullu dhe në kontratën e dytë futni rrugë krejtësisht private, që ne kemi fakte” ka thënë Ramadani.

LEXO EDHE:  Ftohen të gjithë qytetarët e Suharekës: Takim publik me kryetarin Muharremaj

”Në vitin 2020,kontrata në Samadraxhë,buxheti i planifikuar 100 000 euro.Projekti i planifikuar, ndërtimi i rrugëve lokale”Ragip Mamaj”,”Halil Bugari”,”Kalabrija”,”Xhemajl Halimi” në Samadraxhë. Në paramasë i shtoni edhe 9 rrugë tjera jashtë Asamblesë. Për vitin 2020 në Sallagrazhdë buxheti planifikuar:34 000 euro. Emri i projektit: ndërtimi i rrugës:”SokolTunaj”, ”Freskia”, ”Osman Limani” në Salagrazhdë, ku edhe këtu janë vendosur rrugë jasht planifikimit. Ai gjithashtu përmend edhe emrat e projekteve të planifikuara për vitin 2020, si në Greikoc, Vraniq, Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Buzhalë, Mushtisht, Reqan, ku janë fut rrugë të paplanifikuara dhe pa vendim të Asamblesë, ai të gjitha këto projekte i tregon edhe permes skicave” ka shtuar ai.

Ndërsa grupi parlamentar i LDK-së edhe në seancën e sotme ka kërkuar vazhdimin e debatit nga seanca e kaluar, gjë e cila nuk u mundësuar nga kryesuesi, Bexhet Kuqi, i cili e ka cilësuar si të mbyllur.

Të revoltuar grupi parlamentar i LDK-së ka lëshuar seancën e asamblesë komunale.

Etiketat