Të hyrat vetanake në Suharekë gjatë gushtit, mbi 17 mijë euro vetëm nga regjistrimi i automjeteve

12.09.2023

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një […]

Të hyrat vetanake në Suharekë gjatë gushtit, mbi 17 mijë euro vetëm nga regjistrimi i automjeteve Foto: Ilustrim

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas raportit bëhet e ditur se Komuna e Suharekës gjatë muajit gusht të vitit 2023, ka mbledhur gjithsej 317,083.70 euro.

Nga kjo shumë, sipas raportit të publikuar në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se 17,600.00 euro janë mbledhur nga regjistrimi i automjeteve.