Sylaj: Rreth 20 mijë të pranishëm në karneval, gjithçka shkoi mirë dhe pa incidente

24.06.2023

Me 23 dhe 24 Qershor, për herë të katërt në Suharekë, po mbahet “Karnevali Golden Eagle”. Në dallim nga edicionet e kaluara, ky edicion do të zgjasë për dy ditë dhe pritet të performojnë rreth gjashtëqind artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Spanja, Kuba, Kili, Brazili, Polinezia dhe India. Festa ka […]

Sylaj: Rreth 20 mijë të pranishëm në karneval, gjithçka shkoi mirë dhe pa incidente Foto: Ilustrim

Me 23 dhe 24 Qershor, për herë të katërt në Suharekë, po mbahet “Karnevali Golden Eagle”.

Në dallim nga edicionet e kaluara, ky edicion do të zgjasë për dy ditë dhe pritet të performojnë rreth gjashtëqind artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Spanja, Kuba, Kili, Brazili, Polinezia dhe India.

Festa ka filluar të premtën e cila do të vazhdojë edhe sot gjatë ditës së shtunë në vendin e njëjtë, tek “Tregu Ditor” në Suharekë.

SuharekaOnline ka kontaktuar Komandantin e Stacionit Policor në Suharekë, kapitenin Afrim Sylaj për të pyetur se si ka shkuar festa e mbrëmshme dhe a ka pasur ndonjë incident.

Në përgjigjen e tij, Sylaj ka thënë se mbrëmë në Festivalin Golden Eagle kanë konstatuar se të pranishëm kanë qenë rreth 20 mijë persona dhe për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë incident apo aksident trafiku.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka falenderuar të gjithë qytetarët për kulturën dhe edukatën që kanë treguar, duke i apeluar që edhe sonte të vazhdojnë njëjtë pa ndonjë incident.

Ai poashtu tregoi se disa nga rrugët e qytetit do të jenë të bllokuara dhe do të ketë prani të policisë.