Sulmohet fizikisht një person në Suharekë, dërgohet për tretman mjekësor

28.07.2023 Suharekë
Rastet kur persona të ndryshëm marrin tretman mjekësor si pasojë e sulmeve fizike, në vendin tonë janë të shumta.
Të njëtat raportohen pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës, raporton SuharekaOnline.
Një rast i sulmit fizik është raportuar të enjten e 27 korrikut, rreth orës 02:55 në Policinë e Suharekës.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se në orët e para të ditës së enjte një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht një person tjetër, ku si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore.
Policia njofton se viktimës i është orfuar tretman mjekësor dhe se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Rasti në polici është inicuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe se i njëjti është duke u hetuar nga organet kompetente.