Suka: Po punojmë për pritje sa më të mirë të mërgimtarëve tanë
Në Komunën e Suharekës sot gjatë ditës së mërkurë është mbajtur takimi i sigurisë lokale. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, njëherit kryesuese e këtij takimi, ka përmendur aktivitetet të cilat janë zhvilluar në dy javët e fundit, raporton SuharekaOnline. Suka në këtë takim ka njoftuar se Komuna e Suharekës është duke u punuar […]
Në Komunën e Suharekës sot gjatë ditës së mërkurë është mbajtur takimi i sigurisë lokale.
Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, njëherit kryesuese e këtij takimi, ka përmendur aktivitetet të cilat janë zhvilluar në dy javët e fundit, raporton SuharekaOnline.
Suka në këtë takim ka njoftuar se Komuna e Suharekës është duke u punuar që të priten sa më mirë mërgimtarët, të cilëve do t’iu ofrohen shërbime të mira, do u lirohen hapësirat për vendparkingje si në komunë ashtu edhe pjesë tjera të qytetit.
“Në takimin e rregullt dyjavor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit znj.Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një shpjegim të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur dhe ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen tutje.
Ajo ka thënë se po punohet në pritjen sa më të mirë të mërgimtarëve tanë, të cilëve do tu ofrohen shërbime sa më të mira, pastaj do tu lirohen hapsirat dhe vendparkingjet si në Komunë ashtu edhe në pjesë tjera të qytetit etj.” thuhet në njoftimin e komunës.