Suhareka mirëpret mërgimtarët, ua liron parkingun në disa vende

17.07.2023

Komuna e Suharekës ka liruar oborrin e komunës për parking për të gjithë veturat me targa të huaja. Shumë mërgimtarë ia kanë mësyer Kosovës për të kaluar pushimet verore në vendlindjen e tyre, andaj me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, njëri ndër problemet që përballen qytetarët janë hapësirat për parkimin e veturave. Andaj, për të […]

Suhareka mirëpret mërgimtarët, ua liron parkingun në disa vende Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka liruar oborrin e komunës për parking për të gjithë veturat me targa të huaja.

Shumë mërgimtarë ia kanë mësyer Kosovës për të kaluar pushimet verore në vendlindjen e tyre, andaj me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, njëri ndër problemet që përballen qytetarët janë hapësirat për parkimin e veturave.

Andaj, për të lehtësuar këtë, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marr vendim që nga dita e martë të gjithë veturat me targa të huaja (mërgimtarëve) të iu lejohet hyrja në oborrin e komunës dhe në disa hapësira të tjera publike siç është hapësira tek Tregu Javor.

Në njoftim thuhet se nëse nuk respektohet ky vendim është shkelje e e kodit të mirësjelljes në punë dhe do të merren masa konform ligjeve, pasi që në vendim thuhet se punëtorëve të administratës së komunës iu ndalohet hyrja me vetura në oborrin e komunës.

“Nga nesër të gjitha automjetet private me targa të huaja ( mërgimtarëve ) iu lejohet hyrja në oborrin e Komunës dhe në disa hapsira tjera publike, sipas vendimit që ka nxjerr kryetari Muharremaj.
Mirësevini bashkëatdhetar!” thuhet në njoftimin e komunës.