Suharekë:Organizoi aheng familjar me 30 të ftuar, ndërhyn policia

16.08.2020

Kështu bën të ditur raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës dërguar mediave, sipas së cilit edhe përkunër thirrjeve të institucioneve për mos mbajtjen e ahengjeve, një gjë e tillë nuk po respektohet nga ana e qytetarëve. Ashtu si edhe ditëve të kaluara, Policia e Kosovës mbrëmjen e së shtunës ka intervenuar për ndërprerjen e […]

Suharekë:Organizoi aheng familjar me 30 të ftuar, ndërhyn policia Foto: Ilustrim

Kështu bën të ditur raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës dërguar mediave, sipas së cilit edhe përkunër thirrjeve të institucioneve për mos mbajtjen e ahengjeve, një gjë e tillë nuk po respektohet nga ana e qytetarëve.

Ashtu si edhe ditëve të kaluara, Policia e Kosovës mbrëmjen e së shtunës ka intervenuar për ndërprerjen e një ahengu familjar në Suharekë.

Sipas raportit rreth orës 19:20 i dyshuari mashkull kosovar kishte organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25-30 persona.

Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25-30 persona . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është liruar në procedurë të rregullt thuhet ndër te tjera në raport.

LEXO EDHE:  Njësiti FAST i Policisë së Kosovës arreston të kërkuarin me urdhër arrest ndërkombëtar

Etiketat