Suharekë, sulmon fizikisht me mjet të mprehtë një person, arrestohet i dyshuari

Suharekë, sulmon fizikisht me mjet të mprehtë një person, arrestohet i dyshuari
Çlirim Gashi

07.05.2021 / Suhareka

Gjatë ditës së enjte një person në Suharekë është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një person tjetër.

Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se deri te sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje ku viktima është sulmuar fizikisht duke u goditur me mjet të mprehtë.

SuharekaOnline ka mësuar se incidenti ka ndodhur në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë rreth orës 10:04.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

RAPORTO