Suharekë: Sulmohet një e mitur nga qeni, dërgohet për trajtim mjekësor

07.08.2021

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë. Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur është sulmuar nga një qen i cili ka dalë nga një veturë. Pasi e ka kafshuar viktimën […]

Suharekë: Sulmohet një e mitur nga qeni, dërgohet për trajtim mjekësor Foto: Ilustrim

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur është sulmuar nga një qen i cili ka dalë nga një veturë.

Pasi e ka kafshuar viktimën është futur prapa në veturë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:10 në rrugën “Avdyl Rama” në Suharekë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.