Burri nga Suhareka sulmon fizikisht gruan e tij, si pasojë e sulmit viktima pranon tretman mjekësor

29.06.2021

Të hënën në stacionin policor në Suharekë është raportuar një rast i dhunës në familje dhe lëndim i lehtë trupor. Sipas raportit të policisë, viktima femër ka raportuar se në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ka ndodhur gjatë […]

Burri nga Suhareka sulmon fizikisht gruan e tij, si pasojë e sulmit viktima pranon tretman mjekësor Foto: Ilustrim

Të hënën në stacionin policor në Suharekë është raportuar një rast i dhunës në familje dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas raportit të policisë, viktima femër ka raportuar se në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë rreth orës 15:15.

Pas intervistimit të dy palët me dëshirë janë kthyer të jetojnë në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt.