Suharekë, shtëpia kaplohet nga zjarri në fshatin Sopijë
Një shtëpi në fshatin Sopijë të Suharekës është përfshirë nga zjarri sot.
Foto: Ilustrim
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të panjohura. Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë organet e rendit, Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
Ende nuk ka informacione të detajuara mbi shkaktarët e zjarrit apo dëmet e shkaktuara. Policia dhe zjarrfikësit po punojnë në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën dhe për të siguruar që zjarri të mos përhapet më tej.
Do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar me detaje të reja sapo të bëhen të disponueshme.
