Suharekë: Rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale

23.08.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM2 2021, nga skema e pensioneve për […]

Suharekë: Rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM2 2021, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara kanë përfituar 18,983 persona.

Ndërkaq në bazë të të dhënave të ASK-së në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.

Në muajin janar të 2021’s kanë qenë 636 persona me aftësi të kufizuara që kanë përfituar pension nga skema e lartëcekur, ndërsa në muajin shkurt kanë qenë 642 persona dhe në muajin mars ky numër është rritur në 647 persona me aftësi të kufizuara që kanë përfituar këtë asistencë sociale.

Në tremujorin e dytë të 2021’s në Suharekë ka vazhduar hovi i rritjes së numrit të përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.

Në muajin prill në Suharekë ky numër i përfituesve nga kjo skemë është rritur në 656, ndërkaq në maj numri është rritur në 667 persona që kanë përfituar pension nga skema e lartëcekur, ndërsa në muajin qershor ky numër është zvogëluar për një, domethënë në këtë muaj kanë qenë 666 përfitues të skems së pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.

MuajiNr. i përfituesve në Suharekë nga skema e pensioneve
të personave me aftësi të kufizuara
Janar 2021636
Shkurt 2021642
Mars 2021647
Prill 2021656
Maj 2021667
Qershor 2021666
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)