Suharekë, shënon rritje numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës

23.08.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021 Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare. Shuma mujore e këtij pensioni është 90 Euro (€).

Sipas statistikave të ASK-së del se në Komunën e Suharekës në tre muajt e parë të vitit 2021 ka shënuar rënie numri i pensionistëve, të cilët marrin pension bazik të moshës.

Në muajin janar të 2021’s në Komunën e Suharekës pension bazik të moshës kanë marrë gjithsej 4,573 persona, ndërsa në muajin shkurt po të njëjtit vit pension të kësaj kategorie kanë marrë 4,552 persona dhe në muajin mars pension kanë marrë 4,551 persona.

Ndërsa në tremujorin e dytë të 2021’s në Komunën e Suharekës vërehet rritje e numrit të pensionistëve që marrin pension bazik të moshës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se në muajin prill në Suharekë përfitues nga skema e pensioneve bazë të moshës kanë qenë 4,561 persona, ndërsa ky numër në muajin maj është rritur në 4,577 si dhe në muajin qershor numri është rritur në 4,614 persona që marrin pension bazik të moshës.

MuajiNr. i përfituesve në Komunën e Suharekës
nga skema e pensioneve bazë të moshës
Janar 20214,573
Shkurt 20214,552
Mars 20214,551
Prill 20214,561
Maj 20214,577
Qershor 20214,614