Suharekë, rritet interesimi i qytetarëve për vaksinim, QKMF furnizohet edhe me 100 doza të vaksinës

19.04.2021

Ka disa ditë që edhe në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit, ku deri më tani numri i qytetarëve që janë përgjigjur pozitivisht ka arritur në 420. Kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi. Ndonëse në fillim te qytetarët ishte vërejtur […]

Suharekë, rritet interesimi i qytetarëve për vaksinim, QKMF furnizohet edhe me 100 doza të vaksinës Foto: Ilustrim

Ka disa ditë që edhe në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit, ku deri më tani numri i qytetarëve që janë përgjigjur pozitivisht ka arritur në 420.

Kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Ndonëse në fillim te qytetarët ishte vërejtur një hezitim, drejtoresha Kuqi bën të ditur se nga java e kaluar interesimi për tu vaksinuar është më i madh.

Si DSHMS ajo ka treguar se gjatë kësaj jave sipas planit shtetëror janë në fazën e dytë te procesit të vaksinimit anti-COVID, grupmoshat 65-79 vjeç si dhe personat me sëmundje kronike.

Drejtoresha Kuqi ka kumtuar lajmin se me kërkesë të QKMF-së në Suharekë sot janë furnizuar edhe me 100 doza të vaksinës dhe janë në pritje të furnizimit me doza të tjera në bazë të kërkesës së qytetarëve.

Gjithashtu njëherit ajo ka apeluar te qytetarë që të vaksinohen në bazë të planit shtetëror sipas radhës, duke mbrojtur kështu shëndetin e tyre.