Suharekë: Rritet dhuna ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarëve në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2019

12.08.2020

Sipas nenit 248 të Kodit Penal të Kosovës dhuna në familje konsiderohet krim dhe mund të manifestohet në trajtë të keqtrajtimit fizik, keqtrajtimit psikologjik, keqtrajtimit seksual dhe keqtrajtimit ekonomik. Rastet në rritje paraqesin kërcënim direkt të mirëqenies së shoqërisë Kosovare. Sipas një hulumtimi statistikor të OJQ-së EC të gjeturat mbi rastet e raportuara të dhunës në […]

Suharekë: Rritet dhuna ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarëve në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 Foto: Grief

Sipas nenit 248 të Kodit Penal të Kosovës dhuna në familje konsiderohet krim dhe mund të manifestohet në trajtë të keqtrajtimit fizik, keqtrajtimit psikologjik, keqtrajtimit seksual dhe keqtrajtimit ekonomik.

Rastet në rritje paraqesin kërcënim direkt të mirëqenies së shoqërisë Kosovare.

Sipas një hulumtimi statistikor të OJQ-së EC të gjeturat mbi rastet e raportuara të dhunës në familje në Komunën e Suharekës vazhdojnë të jenë mjaft shqetësuese.

Sipas këtij hulumtimi për periudhën Janar-Qershor 2020 numri i rasteve të dhunës në familje ka pësuar rritje sidomos në rastet e dhunës ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarëve.

Dhuna ndaj graveDhuna ndaj fëmijëveDhuna ndaj burraveDhuna ndaj të moshuarëve
9 raste065
Janar – Qershor 2019

Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 ku ishin raportuar gjithsejt 20 raste të dhunës në familje, në vitin 2020 janë raportuar gjithsejt 21 raste dhe nga të dhënat rezulton se është rritur dhuna ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarëve.

Dhuna ndaj graveDhuna ndaj fëmijëveDhuna ndaj burraveDhuna ndaj të moshuarëve
11136
Janar – Qershor 2020

OJQ EC inkurajon të gjithë që ballafaqohen me raste të dhunës në familje apo janë dëshmitarë relevant të saj që të raportojnë para organeve të rendit dhe ligjit. Ndërsa bën thirrje për angazhim institucional në luftimin e kësaj dukurie me rrezik në rritje.