Suharekë, regjistrohen 36 vdekje gjatë muajit janar 2023

21.03.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar publikimin mujor të statistikave vitale me të dhëna administrative preliminare. Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK, bëhet e ditur që gjatë muajit janar të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 960 vdekje. Në bazë të të dhënave të ASK-së të cilat i përcjellë SuharekaOnline bëhet e […]

Suharekë, regjistrohen 36 vdekje gjatë muajit janar 2023 Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar publikimin mujor të statistikave vitale me të dhëna administrative preliminare.

Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK, bëhet e ditur që gjatë muajit janar të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 960 vdekje.

Në bazë të të dhënave të ASK-së të cilat i përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin e parë të vitit 2023 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 36 vdekje.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës 14 raste të vdekjeve janë në Suharekë, pra në vendin ku ka ndodhur vdekja, ndërsa 22 vdekje të tjera janë regjistruar në bazë të banimit të përhershëm në Komunën e Suharekës.

Vendi ku ka ndodhur vdekjaFemraMeshkujTotal
Suharekë9514
Burimi: ASK
Vendi i banimit të përhershëm në komunëFemraMeshkujTotal
Suharekë111122
Burimi: ASK