Vdes një grua në Rahovec, dyshohet se ra nga një lartësi 1.5 metra

23.04.2024

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas vdekjes së një gruaje dje në Rahovec.

Vdes një grua në Rahovec, dyshohet se ra nga një lartësi 1.5 metra Foto: Ilustrim

Ajo gjatë të hënës ishte dërguar pa shenja jete në Emergjencë, ndërsa sipas familjarëve ajo ishte rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.

“Raportohet se viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete në Emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve, viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.