Suharekë, policia hasë në 14 persona duke zhvilluar lojëra fati në lokal, sekuestrohen gjësendet e dyshimta
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njësitë policore kanë hasur në 14 të dyshuar në një lokal ku po zhvilloheshin lojëra fati. Nga njësitë përkatëse policore janë sekuestruar gjësendet e dyshimta. Rasti raportohet të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:05 në Suharekë. Në lidhje me […]
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njësitë policore kanë hasur në 14 të dyshuar në një lokal ku po zhvilloheshin lojëra fati.
Nga njësitë përkatëse policore janë sekuestruar gjësendet e dyshimta.
Rasti raportohet të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:05 në Suharekë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
“Suharekë 04.03.2022. Njësitë policore kanë hasur 14 të dyshuar në një lokal ku po zhvilloheshin lojëra fati. Nga njësitë përkatëse policore janë sekuestruar gjësendet e dyshimta. Në lidhje me rastin është konsultuar prokuroi i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bënë të ditur PK-ja.