Suharekë, përkujtohen dy dëshmorët nga Komuna e Gjilanit

14.11.2021

Dëshmorët Shyqeri Z.Ajvazi dhe Mehmetali J Ajvazi, kusherinjë në mes vete, më 16 prill 1999 teksa po bartnin të plagosurit janë vrarë nga forcat policore dhe paramilitare sërbe skaj magjistralës Duhël – Suharekë, pikrisht afër vreshtave. Pjesë e ceremonisë përkujtimore kanë qenë familjarët, miqtë, të afërmit dhe nga shoqatat e dalura nga lufta. Të pranishëm […]

Suharekë, përkujtohen dy dëshmorët nga Komuna e Gjilanit Foto: Ilustrim

Dëshmorët Shyqeri Z.Ajvazi dhe Mehmetali J Ajvazi, kusherinjë në mes vete, më 16 prill 1999 teksa po bartnin të plagosurit janë vrarë nga forcat policore dhe paramilitare sërbe skaj magjistralës Duhël – Suharekë, pikrisht afër vreshtave.

Pjesë e ceremonisë përkujtimore kanë qenë familjarët, miqtë, të afërmit dhe nga shoqatat e dalura nga lufta.

Të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bexhet Kuçi dhe Beqir Berisha, drejtor i Kulturës.

Nënkryetarja Suka ka falenderuar familjarët për veprën heroike të djemve të tyre.

Ajo ka vendosur buqetë lulesh në pllakën përkujtimorëve të dëshmorëve nga Komuna e Gjilanit.