Suharekë: Pas një mosmarrëveshje rrahet nga tre persona, bëhet për spital

08.07.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast “Lëndim i lehtë trupor”. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 19:40 […]

Suharekë: Pas një mosmarrëveshje rrahet nga tre persona, bëhet për spital Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 19:40 në Suharekë.

Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.