Suharekë: Pas një mosmarrëveshje, kanos djalin e tij me pushkë gjuetie

07.08.2021

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me babanë e tij, të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte kanosur me një pushkë gjuetie. […]

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me babanë e tij, të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte kanosur me një pushkë gjuetie.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, rreth orës 15:00.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje te skaduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.