Suharekë: Pandemia COVID-19, bien të hyrat vetanake, rriten të hyrat nga gjobat e policisë

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç garantëve qeveritar përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komunedhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Pushtetit Lokal të situatës së pandemisë covid-19 tregohet realizimi i të hyrave vetanake të komunave në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020.

Kësisoj në vitin 2019 në periudhën Janar-Qershor Komuna e Suharekës ka realizuar 43.23% të të hyrave vetanake nga ato që ishin planifikuar, ndërsa në vitin 2020 në të njëjtën periudhën Komuna e Suharekës ka realizuar 11.9 % më pak se vitin paraprak, saktësisht 31.35% të të hyrave të planifikuara.

Gjithashtu Komuna e Suharekës ka ulur shpenzimet komunale në periudhën janar-qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan SuharekaOnline.

#Viti 2019
Janar-Qershor
Viti 2020
Janar – Qershor
Krahasimi
Realizimi i të hyrave vetanake836,491€
43.23 %
617,866 €
31.5%
11.9%
Pasqyra e shpenzimeve komunale7,103,164.9 €
43.0 %
5,022,860.1 €
30.4 %
12.6%
Të hyrat nga gjobat e policisë73,450.00 €74,846.00 €1396 €
Të hyrat nga gjobat e gjykatave28,825.00 €8,805.00 €20,020.00 €
Totali i të hyrave indirekte 2019102,622.55 €83,651.00 €18,971.55 8

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.