Suharekë, njëri i paditur jashtë vendit, shtyhet seanca për dorëzimin e paluajtshmërisë

01.11.2021

Përmes PTK-së, gjykata është njoftuar se i padituri i dytë gjendet jashtë shtetit, gjegjësisht në Gjermani, raporton “Betimi për Drejtësi”. Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë për paditësin A.B, avokatja Ermira Gavazaj- Gashi, si dhe i padituri i parë H.B. Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj ka obliguar të autorizuarën e paditësit A.B, avokaten […]

Suharekë, njëri i paditur jashtë vendit, shtyhet seanca për dorëzimin e paluajtshmërisë Foto: Ilustrim

Përmes PTK-së, gjykata është njoftuar se i padituri i dytë gjendet jashtë shtetit, gjegjësisht në Gjermani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë për paditësin A.B, avokatja Ermira Gavazaj- Gashi, si dhe i padituri i parë H.B.

Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj ka obliguar të autorizuarën e paditësit A.B, avokaten Ermira Gavazaj- Gashi, që në afatin 15 ditor ta njoftojë gjykatën lidhur me adresën e të paditurit J.B ose të propozojë përfaqësuesin e përkohshëm.

Në të kundërtën, gjykata do ta konsiderojë padinë e paditësit si të tërhequr.

Ndryshe, sipas padisë, paditësi A.B si pronar i paluajtshmërisë dhe posedues i saj, ka kërkuar nga të paditurit H.B dhe J.B që t’ia dorëzojnë paluajtshmërinë P-72116029-02405, në vendin e quajtur “Fshat”, në zonën kadastrale Mushtisht.

Pas mbajtjes së seancës, padia është konsideruar e tërhequr, mirëpo Gjykata e Apelit, me vendimin Ac.nr.6166/20 të datës 27 maj 2021 ka aprovuar si të themelt ankesën e të autorizuarës së paditësit dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje. /BetimipërDrejtësi