Suharekë, nesër mbi 730 nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

03.06.2022

Pjesa e dytë e Testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit. Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline […]

Suharekë, nesër mbi 730 nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

Pjesa e dytë e Testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka theksuar se janë 5 qendra testimi në këtë komunë, ku kanë angazhuar edhe administratorë për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi.

Po ashtu, ai ka shtuar se testit do t’u nënshtrohen 734 nxënës të klasave të nënta nga Komuna e Suharekës.

Drejtori i DKA-së ka theksuar se organizimi i testit do të realizohet sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm, shkruan SuharekaOnline.

Bajselmani ka bërë të ditur se Testi i Arritshmërisë do të mbahet në tri shkollat e mesme të larta, në Gjimnazin “Jeta e Re”, SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë dhe SHML “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar një shkollë fillore të mesme të ulët, ku ka biseduar rreth organizmit të testit të arritshmërisë, me nxënës, mësimdhënës dhe drejtues të kësaj shkolle.

LEXO EDHE:  Të enjten AAK zyrtarizon kandidatët për deputetë në Suharekë, kombinim i përvojës dhe energjisë së re!

Duke rikujtuar se nxënësit e kësaj gjenerate janë përballuar me vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19, ministrja Nagavci tha se ata do të kenë në dispozicion 2 orë për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara, për të cilat edhe shprehu bindjen se do të jenë në përputhje me atë çfarë kanë mësuar gjatë shkollimit.

Sa i përket uljes së përqindjes së pikëve për regjistrim në shkolla të mesme të larta, nga 60 në 40 përqind, ministrja Nagavci theksoi se, qëllimi i vetëm ka qenë që nxënësit të mos penalizohen për punën që kanë bërë për nëntë vite, vetëm sepse gjatë ditës së testimit kanë mund të mos japin maksimumin.

Duke qenë se i tërë procesi organizohet në bashkëpunim me DKA-të, ministrja Nagavci ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët e përfshirë në proces, si dhe respektim të plotë të rregullave të caktuara.

Ministrja Nagavci iu uroi nxënësve suksese në test dhe në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm, ndërsa kërkoi nga ata që të jenë të qetë dhe të koncentruar gjatë testimi.

Etiketat