Suharekë, mbi 65 mijë e 400 doza të administruara të vaksinës anti-COVID

07.07.2022

Ministria e Shëndetësisë kishte treguar që Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill të vitit të […]

Suharekë, mbi 65 mijë e 400 doza të administruara të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë kishte treguar që Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill të vitit të kaluar kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 65 mijë e 403 doza të vaksinës anti-COVID.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 830 mijë e 937 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq, 823 mijë 842 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.

Deri më sot janë dhënë 103 mijë e 376 doza përforëcuese apo doza të treta të vaksines kundër COVID-19.