Suharekë, lista e drejtorëve dhe asambleistëve që do t’u kontrollohet pasuria

15.06.2022

Në  përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë sot hedhjen e  shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Nga lista e përzgjedhur sot, Agjencia kundër Korrupsionit do […]

Suharekë, lista e drejtorëve dhe asambleistëve që do t’u kontrollohet pasuria Foto: Ilustrim

Në  përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë sot hedhjen e  shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Nga lista e përzgjedhur sot, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë  kontrollin e  plotë të pasurisë të  20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4662 subjekte deklaruese,  932 zyrtarë  do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga AKK.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka thënë se kontrolli i plotë i pasurisë do të realizohet në pajtueshmëri të plotë me obligimet ligjore, ndërsa ka falënderuar mediat për bashkëpunimin dhe kontributin që kanë dhënë në kuadër të informimit të qytetarëve përgjatë gjithë procesit të  deklarimit të pasurisë.

Në listë për t’iu nënshtruar kontrollit të plotë të pasurisë është përfshirë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Po ashtu, në këtë listë janë përfshirë edhe disa drejtorë të drejtorive të Komunës së Suharekës si dhe disa asambleistë të Kuvendit komunal të komunës sonë.

Pasuria do t’i kontrollohet, drejtorit të Bujqësisë në Suharekë, Ardian Kotorri, drejtorit të Pronës dhe Kadastër, Armend Krasniqi, asambleistëve të Kuvendit Komunal, Urim Suka, Xhevxhet Gashi, Kushtrim Kuçi, shefit të Zyrës së Prokurimit, Bujar Kuçi.

Gjithashtu, kontrollit të plotë të pasurisë do t’i nënshtrohen edhe asambleisët Dardan Berisha, Lirim Qatani, Qëndrim Elshani, sekretarja e përgjithshme e ndërmarrjes, Qëndresa Kryeziu si dhe anëtarja e Bordit të Drejtorëve, Arijete Kuqi.

lkp-1