Suharekë, kaq raste të parave të falisifikuara u raportuan në polici për vetëm 4 muaj

20.11.2021

Rastet e tilla jo rrallë herë raportohen edhe në stacionin policor në Suharekë. Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera. Mirëpo në shumë raste, njerzit me apo pa vetëdije […]

Suharekë, kaq raste të parave të falisifikuara u raportuan në polici për vetëm 4 muaj Foto: Ilustrim

Rastet e tilla jo rrallë herë raportohen edhe në stacionin policor në Suharekë.

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.

Mirëpo në shumë raste, njerzit me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

SuharekaOnline ka mbledhur statistika për sa i përket numrit të rasteve të raportuara për para të falsifikuara brenda periudhës Gusht – Nëntor 2021.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda katër muaje në Komunën e Suharekës janë raportuar 4 raste të falsifikimit të parasë.

Në gusht u raportua një rast i falsifikimit të parasë, në shtator dy raste të tilla, në tetor asnjë rast dhe në dy javët e para të nëntorit një rast i falsifikimit të parasë.