Suharekë, kanosi tre inspektorë gjatë rrënimit të një objekti pa leje, arrestohet një person

05.06.2021

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar një rast i kanosjes. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se është arrestuar një person pasi i njëjti në vendin e tij të punës kishte kanosur tre inspektorë të cilët po merreshin me një rast të rrënimit të një objekti. SuharekaOnline mëson […]

Suharekë, kanosi tre inspektorë gjatë rrënimit të një objekti pa leje, arrestohet një person Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar një rast i kanosjes.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se është arrestuar një person pasi i njëjti në vendin e tij të punës kishte kanosur tre inspektorë të cilët po merreshin me një rast të rrënimit të një objekti.

SuharekaOnline mëson se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rrugën “Brigada 123” në Suharekë rreth orës 11:55.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.