Suharekë, kalueshmëria e testit të maturës, arritshmërisë e pilotimi i testit PISA gjatë vitit 2021

28.01.2022

Gjatë periudhës njëvjeqare (janar –dhjetor 2021) shqetësues ishte fakti i fillimit dhe organizimit të mësimit të rregullt në kushte pandemie, gjithashtu edhe kompensimit të orëve mësimore të humbura për shkak të pandemisë COVID-19. Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës në bashkëpunim me TASK Forcën në nivel komunal i përcaktoj kriteret dhe formën e organizimit […]

Suharekë, kalueshmëria e testit të maturës, arritshmërisë e pilotimi i testit PISA gjatë vitit 2021

Gjatë periudhës njëvjeqare (janar –dhjetor 2021) shqetësues ishte fakti i fillimit dhe organizimit të mësimit të rregullt në kushte pandemie, gjithashtu edhe kompensimit të orëve mësimore të humbura për shkak të pandemisë COVID-19.

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës në bashkëpunim me TASK Forcën në nivel komunal i përcaktoj kriteret dhe formën e organizimit të mësimit gjithmonë duke u mbështetur në vendimet e MASHTI-t dhe ISHPK.

MASHTI organizoi mësim nga distanca/online për nivelin 6-9 për një periudhë kohore por njëkohësisht mori vendim që të organizohet edhe mësimi plotësues për të gjithë nxënësit në të gjitha nivelet në lëndët mësimore: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Shkenca të Natyrës për tejkalimin e vështirësive dhe boshllëqeve nga humbja e orëve mësimore.

Kjo formë e mësimit erdh si imperativ i kohës për shkak të pandemisë COVID-19, prandaj DKA që në fillim të aplikimit   kësaj forme të mësimit organizoj aktivitet me drejtorët e shkollave dhe mësimdhënës për tejkalimin e vështirësive.

Testi PISA, Testi i arritshmërisë dhe Testi i maturës

Ne bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) DKA i kishte bërë të gjitha  përgatitjet për organizimin e testit PISA, testit të arritshmërisë për klasat e 9-ta si dhe provimit të maturës për klasat e 12-ta për afatin e qershorit.

Testi i arritshmërisë për klasat e 9 (nënta) u mbajt me datë: 21.05.2021, të cilit iu nënshtruan 823 nxënës gjithsej dhe  përqindja e kalueshmërisë është 51.56%.

Krahasuar me vitin shkollor 2018/2019 rezulton se numri i nxënësve krahasuar me vitin shkollor 2018/2019 është zvogëluar për 18 nxënës, ndërsa suksesi i nxënësve në testin e arritshmërisë në këtë vit shkollor ka rënie për 2.71%.

LEXO EDHE:  Dy raste të armëmbajtjes pa leje në Suharekë, të dyshuarit lirohen

Rezultate e testit të arritshmërisë sipas shkollave:

NrShkollaVendiKodi i shkollësPërqindja
1SHMU “Destan Bajraktari”Suharekë2461.12%
2SHMU “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”Sallagrazhdë0554.08%
3SHMU “Flamuri i Abrit”Reshtan1048.57%
4SHMU “7 Marsi”Suharekë0167.07%
5SHMU “Migjeni”Gjinoc0766.64%
6SHMU “28 Nëntori”Debërdelan1350.10%
7SHMU “Shkëndija”Suharekë0244.34%
8SHMU “17 Shkurti”Shirokë2745.5%
9SHMU “Shaban MazrrekuSopijë0440.60%
10SHMU “Hasan Prishtina”Semetisht1466.35%
11SHMU “Dituria”Samadraxhë1250.12%
12SHMU “Edit Durham”Mushtisht0355.60%
13SHMU “Drita”Gelancë0845.23%
14SHMU “Dëshmorët e Tivarit”Peçan1646.91%
15SHMU “Bajram Curri”Nishor1546.62%
16SHMU “Vëllezërit Frashëri”Bukosh2264.92%
17SHMU “Dëshmorët e Greikocit”Greikoc0648.62%
18SHMU “Ramë Bllaca”Bllacë1766.64%
19SHMU “Iliria”Savrovë2374.78%
20SHMU “Besim Ndrecaj”Maçitevë2540%
21SHMU “Sadri Duhla”Duhël1839.84%
22SHMU “Dëshmorët e Kombit”Vraniç2154.45%
23SHMU “Vaso Pashë Shkodrani”Leshan0941.04%
24SHMU “Lidhja e Prizrenit”Budakovë2061.5%
25SHMU “Ismet Jashari Kumanova”Javor2650.66%
26SHMU “Rilindja”Nepërbisht2840.37%
27SHMU “Kongresi i Manastirit”Studençan1158.59%
28SHMU “Naum Veqilharxhi”Mohlan1941.08%
29SHMU ”Xhavat Sylaj”Sllapuzhan2941.85%
Krahasuar me vitin
paraprak suksesi i nxënësve
në testin e arritshmërisë
në këtë vit shkollor
ka rënie për 2.71%.
51.56%
Mesatarja në nivel
vendi: 57.1%

Testi i maturës

Gjatë vitit shkollor  672 maturantë ( nga gjimnazi, shkolla teknike dhe shkolla profesionale) të komunës së Suharekës iu  nënshtruan testit të Maturës shtetërore 2021.

Testi është organizuar në 4 objekte shkollore përkatësisht në 4 qendra te testimit. Në bazë të analizës së rezultateve , kalueshmëria e nxënësve është  si në vijim:

Gjimnazi “Jeta e Re” ka kalueshmërinë – 88.25%,
Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” – 34.97% dhe
Shkolla e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” – 32.76%.

Në nivel të komunës, për tri shkollat kalueshmëria e shprehur në përqindje për afatin e qershorit është 59.37% ndërsa për afatin e gushtit rezultatet janë si në vijim: Gjimnazi “Jeta e Re” 87.10%, Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” 31.65% dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” 52.1%. Për tri shkollat kalueshmëria ka arritur në 49.17%.

Testi PISA

Bazuar në kërkesat e MASHTI-t, Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet për realizimin e pilotimit të projektit “PISA 2021”. Nga komuna jonë ishin përzgjedhur për pilotim dy shkollat e mesme: Gjimnazi ”Jeta e Re“ dhe Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi ”në Suharekë.

Kriteret për pranimin e nxënësve PISA kanë qenë nxënësit e lindur nga 01.01.2005 dhe 31.12.2005.

Nga gjithsej 410 nxënës 15 vjeçar nga 56 nxënës nga secila shkollë janë përzgjedhur sipas kritereve të sipër përmendura për të plotësuar një test 2 orësh me bazë kompjuterike, me pyetje mbi gjuhën dhe leximin, shkencë dhe matematikë. 

Etiketat