Suharekë, gjithçka në rregull sa i përketë testit të maturës

29.08.2020

Testit të maturës sot do t’i nënshtrohen 26.669 maturantë në tërë Kosovën, të gjitha komunat janë të pregatitura për procesin e testit të maturës. Edhe në Suharekë procesi i testit të maturës ka filluar, deri më tani po shkon gjithçka në rregull, ashtu siç kanë planifikuar institucionet. Kryetari i komunës, bali Muharremaj, ka vizituar shkollat […]

Suharekë, gjithçka në rregull sa i përketë testit të maturës Foto: Ilustrim

Testit të maturës sot do t’i nënshtrohen 26.669 maturantë në tërë Kosovën, të gjitha komunat janë të pregatitura për procesin e testit të maturës.

Edhe në Suharekë procesi i testit të maturës ka filluar, deri më tani po shkon gjithçka në rregull, ashtu siç kanë planifikuar institucionet.

Kryetari i komunës, bali Muharremaj, ka vizituar shkollat në të cilat po mbahet testi, ai ka bërë të ditur se gjithçka po mbahet ashtu siç është planifikuar nga institucionet.

Gjithashtu, Muharremaj i ka uruar të gjithë maturantët.