Suharekë, i gjendet marihuanë, arrestohet i dyshuari shtetas i Zvicrës

18.09.2021

Një rast i posedimit të substancave narkotike është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Zvicrës për posedim të substancave narkotike. Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë një kontrolli, policia tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar […]

Suharekë, i gjendet marihuanë, arrestohet i dyshuari shtetas i Zvicrës Foto: Ilustrim

Një rast i posedimit të substancave narkotike është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Zvicrës për posedim të substancave narkotike.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë një kontrolli, policia tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në rrugën Brigada 123 në Suharekë, rreth orës 13:05.

Gjithastu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Zvicrës, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur Policia e Kosovës.